Politike

VD-“Do ta shohim!” Braçe përplaset me Bejtjen për çmimin e grurit

Ndërsa Bejtja nuk ka preferuar që të diskutojë për çmimin e grurit, por ka thënë se në vendin tonë shitet në përputhje me atë të bursës. 

21 Qershor 2022, 11:34 Nga F.M
VD-“Do ta shohim!” Braçe përplaset me Bejtjen për
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka pasur një debat me zëvendësministrin e Energjisë, Ilir Bejtja. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se çmimi i grurit e produkteve të tjera do të rritet njësoj siç mund të jetë rritur ai i hekurit apo i materialeve të tjera. Në mbështetje të fermerëve, Braçe ka kërkuar që gruri të shitet me çmimin e bursës. Ndërsa Bejtja nuk ka preferuar që të diskutojë për çmimin e grurit, por ka thënë se në vendin tonë shitet në përputhje me atë të bursës. 

Pjesë nga debati:

Erion Braçe: A keni një listë të kontratave se ka shkolla që nuk janë mbaruar. Ky afat kaq i gjatë pa bërë analizë nëse kontrata është apo jo me afat krijon mundësi për spekulim sepse në 1 janar 2022 çmimet janë rritur pretendoni ju.

Ilir Bejtja: Mund të përjashtohen kontratat që janë jashtë afatit. Është në diskrecionin tonë dhe tuajin ta vërtetojmë dhe kontratat jashtë afateve paguajnë penalitete dhe nuk mbështeten.

Braçe: Do ta shohim. Po i bëj thirrje kujtdo që grurin ta shesin me çmimin e bursës.

Bejtja: Nuk e shesin dot se është më lirë gruri në bursë se këtu.

Bejtja: Në çmim burse, shitet në çmim burse. Jam dakord që çmimi i grurit duhet ngritur për të mbuluar kostot por këtu nuk jemi për këtë çështje.

erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll