Politike

Miskoski me rezerva për 'Ballkanin e Hapur': Mbështes 'Procesin e Berlinit'

Sipas Mickoskit, është ende e paqartë se kush është thelbi i nismës së Vuçiçit të mbështetur nga Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

21 Qershor 2022, 00:12 Nga k.m.
Miskoski me rezerva për 'Ballkanin e Hapur': Mbështes
Hristijan Mickoski

TIRANË- Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' nismën ‘Ballkani i Hapur’. Lidhur me këtë nismë Mickoski kishte mjaft rezerva ndërsa deklaroi se mbështet ‘Procesin e Berlinit’.

Sipas Mickoskit, është ende e paqartë se kush është thelbi i nismës së Vuçiçit të mbështetur nga Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

“Së pari duhet të shohim se cili është synimi i këtij procesi dhe më pas do të vendosim për opozitën tonë. Deri më tani ne nuk e dimë thelbin, substancën e kësaj iniciative ... por sigurisht që jemi pjesë e ‘Procesit të Berlinit’ sepse të gjitha vendet e Ballkanit janë pjesë e ‘Procesit te Berlinit’,”-tha Mickoski./Marrë nga Syri.net

hristijan mickoski

Sondazh

Poll