Aktualitet

'HEROI'/ Kamarieri shqiptar shpëton nga mbytja e ushqimit 73-vjeçaren në Maltë

Shqiptari Endri Demaj ishte kamarier në këtë restorant kur pa Patricia Neto, një 73-vjeçare duke u mbytur në një copë mish.

21 Qershor 2022, 10:56 Nga A.B
'HEROI'/ Kamarieri shqiptar shpëton nga mbytja e ushqimit
Endri Demaj

MALTË- Një kamarier shqiptar është cilësuar si hero pasi ka shpëtuar një turiste nga mbytje, ndërkohë që ishte duke konsumuar ushqim. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një restorant në Għar Lapsi në Maltë. Shqiptari Endri Demaj ishte kamarier në këtë restorant kur pa Patricia Neto, një 73-vjeçare duke u mbytur në një copë mish.

Vetë e moshuara, Patricia ka rrëfyer për mediat se nuk mund të merrte frymë e se ishte e sigurt se do të vdiste.

Miqtë e saj thirrën për ndihmë dhe Endri u përgjigj shpejt, duke i hequr mishin. Pasi ia doli, njerëzit që ishin të pranishëm në restorant filluan të duartrokasin.

endri demaj malte

Sondazh

Poll