Sport

Derbi i parë në Spanjë, Atletico shkatërron Realin me rezultatin 7 me 3 (VD)

27 Korrik 2019, 07:37 Nga DOSJA
Derbi i parë në Spanjë, Atletico shkatërron Realin me

SPANJË- Atletico Madrid ka fituar thellë derbin kundër Realit që u luajt dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo sifidë ishte një miqësore dhe një test pë të dyja skuadrat, ku treguan forcën dhe blerjet e reja. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin 7 me 3 ku nuk munguan as kartonat e kuq.

Ishte Atletico ajo që dominoi lojën, ku shënuan që në minutën e parë dhe më pas arritën që të preknin dhe 6 herë të tjera rrjetën në portën kundërshtare.

Reali nga ana tjetër reagoi duke shënuar 3 gola, por asnjëherë nuk ishte në lartësinë e kundërshtarit.

Ish-kampionët e Spanjës tashme nën drejtimin e Zinedine Zidane në këtë sfidë nuk justifikoi dot blerjet e reja dhe milionat e shpenzuar në merkato. Ndërsa nga ana tjetër të besuarit e Simeones treguan edhe njëherë që dinë të bëjnë më të mirën në fushë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletico madrid derbi i spanjes miqesoret e luksit real madrid atletico madrid derbi i spanjes miqesoret e luksit real madrid

Sondazh

Poll