Bota

Foto që shkaktoi debat/NASA zbulon shkëmbin misterioz që qëndron i ekuilibruar në Mars

Zbulimi u njoftua vetëm një ditë pasi NASA vuri në dyshim nëse "era" shpërtheu një pjesë të izolimit të raketës 1.2 milje larg nga pika e hyrjes së Rover.

20 Qershor 2022, 14:08 Nga d.a
Foto që shkaktoi debat/NASA zbulon shkëmbin misterioz që
Pamje nga Marsi

SHBA- Kamera shëtitëse e NASA-s në Mars ka zbuluar një tjetër dukuri të çuditshme në kraterin Jezero 750 milje të gjerë duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe dyshimesh.

Një shkëmb rreth madhësisë së topit të bowlingut u fotografua duke qëndruar në mënyrë të balancuar në majë të një guri të anuar gjë që ka bërë që të ngrihen shumë pikpyetje.

Zbulimi u njoftua vetëm një ditë pasi NASA vuri në dyshim nëse "era" shpërtheu një pjesë të izolimit të raketës 1.2 milje larg nga pika e hyrjes së Rover-it Perseverance në Mars.

Një foto e formacionit u shpërnda më 16 qershor në Facebook dhe NASA thotë se është në një zonë të quajtur "Hogwallow Flats". Shkëmbinjtë në zonë besohet se janë 3.6 miliardë vjet të vjetër.

NASA ka përmendur motin si një shkak të mundshëm për disa formacione të tjera të çuditshme që shihen në Mars, duke përfshirë një seri thumbash të fotografuara muajin e kaluar në Kraterin Gale.

nasa publiko foto nga marsi

Sondazh

Poll