Bota

Zyrtari rus: Sulmi raketor ukrainas godet platformat e naftës pranë Krimesë

Si pasojë e goditjes së raketës tre persona u plagosën dhe po bëhet kërkimi për shtatë punëtorë

20 Qershor 2022, 13:52 Nga d.d
Zyrtari rus: Sulmi raketor ukrainas godet platformat e naftës pranë
Foto ilustruese

UKRAINË- Zyrtari rus Sergei Aksyonov, ka njoftuar se një sulm raketor ukrainas ka goditur platformat e naftës pranë Krimesë. Sipas The Guardian, Aksyonov ka akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm me raketa në brigjet e gadishullit.

Si pasojë e goditjes së raketës tre persona mbetën të plagosur dhe po bëhet kërkimi për shtatë punëtorë të tjerë pas sulmit në platformat e shpimit të Chernomorneftegaz.

"Jam në kontakt me kolegët tanë nga ministria e mbrojtjes dhe FSB (agjencia e sigurisë), ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit," tha Aksyonov.

Ai nuk specifikoi se cilat platforma ishin goditur, por kompania e naftës dhe gazit operon disa fusha gazi dhe nafte në Detin e Zi dhe Detin Azov. Nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 117. Trupat ruse vazhdojnë sulmojnë ukrainën, dhjetra civilë dhe ushtarë vdesin nga këto sulme. Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi sergei aksyonov

Sondazh

Poll