Politike

VD-Marrëveshja për të rinjtë, ministri i Kosovës: Do veprojmë si urë lidhëse, nxisim ndërveprimin mes tyre

Ministrat deklaruan se do të veprojnë si ura lidhëse për të rinjtë si dhe do të nxisin ndërveprimin mes tyre. 

20 Qershor 2022, 12:41 Nga A.B
VD-Marrëveshja për të rinjtë, ministri i Kosovës: Do
Ministri

TIRANË- Kosova dhe Shqipëria kanë firmosur marrëveshje për të rinjtë. Në mbledhjen e sotme të dy qeverive në Kosovë, ministrat për rininë, deklaruan se do të veprojnë si ura lidhëse për të rinjtë si dhe do të nxisin ndërveprimin mes tyre. 

Muzhaqi: Është kënaqësi e veçantë të nënshkruajmë marrëveshjen në fushën rinisë. Duke filluar nga vendimarrja e të rinjve, do të shkëmbejmë eksperiencat tona. Do të rrisim dhe shkëmbimet rinore, nga të rinjtë tanë artistë e sportistë. Një element i rëndësishëm do të jetë ndihma në karrierën e të rinjve, do të jetë dhe mundësia për bashkëpunime dhe për ne si zyrtarë, ne me shumë dëshirë do ju kalojmë strategjinë tonë. 

Ministri: Kemi punuar ngushtë për të thurur të gjitha modalitetet mes të rinjve të dy vendeve tona që kanë vlera dhe ëndrra të përbashkëta. Në gusht bëmë bashkë të rinjtë nga Kosova e Shqipëria që jetonin jashtë, ata zhvilluan një debat. Pa resuse dhe me pak mund vepruam si urë lidhëse për të rinjtë tanë, me anë të kësaj marrëveshje shpresojmë që të shkëmbejmë ide për të rinjtë tanë. Ky projekt do të nxisë ndërveprimin e të rinjve tanë, e pjesmarrjen e tyre në ngjarje europiane. 

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll