Politike

VD-Shqipëria e Kosova bien dakort për marrëveshjen e 'kërkim shpëtimit', përfshin zonat malore e ujore

prezantohet marrëveshja dy palëshe.

20 Qershor 2022, 12:52 Nga F.M
VD-Shqipëria e Kosova bien dakort për marrëveshjen e
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Pleshi a prezantuar marrëveshjen për operacionet e kërkim shpëtimit. Ai tha se do jetë funksional si për zonat tokësore, ashtu edhe për ujoret.

Pjesë nga konferenca: 

Edi Rama: Një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkim shpëtimit në zonat malore e në ato ujore

Armendi: Përsa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve, ne kemi bashkëpunime çdo muaj e çdo dy-tre muaj. Me këtë marrëveshje ne afrojmë reagimin, që të jetë sa më i shpejtë, kemi hapësirë dhe për shkëmbimin e të dhanve, uroj të kemi një bazë të përbashkët në afërsi të Prizrenit, ne themi kur është Shqipëria mirë, është edhe Kosova mirë.

Niko Peleshi: Siç e tha Armendi, edhe për shkak edhe pas agresionit rus në Ukrainë, kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë. Kuptojmë rolin që kemi për të ruajtur sovranitetin e dy vendeve tona. Gjej rastin që para dy qeverive të përgëzoj pasi ishte shumë emocionues kur Kosova në Bruksel u ul krah një aleance, e përgëzoj edhe Armendin për fjalën që mbajti. Dua ta falenderoj edhe për tërmetin Kosovën, është bërë e vjetër si ngjarje, por na u gjendën pranë. Kjo platform sot na jep mundësinë të ecim më shpejt. Do e zgjerojmë këtë marrëveshje emergjencash edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

niko peleshi mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll