Politike

VD-Berisha prezanton drejtorin e ri në PD: Lela, një gazetar i shkëlqyer

Berisha tha se gazetari Alfred Lela është një karrierë e suksesshme si gazetar dhe se tashmë do t'i përkushtohet një tjetër fushe. 

20 Qershor 2022, 13:00 Nga F.M
VD-Berisha prezanton drejtorin e ri në PD: Lela, një gazetar i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar para gazetarëve drejtorin e ri të zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela. Berisha tha se gazetari Alfred Lela është një karrierë e suksesshme si gazetar dhe se tashmë do t'i përkushtohet një tjetër fushe. 

"Së pari, kam kënaqësi të paraqes para jush dhe publikut, drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të Partisë Demokratike, publicistin, gazetarin, polemistin e mirënjohur, zotin Alfred Lela. Alfredi, siç e dini ju, ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ai ka bërë një vit kualifikim në Boston, Massachusetts University, ka kompletuar doktoratën me një libër më interesantin e jetës së tij, e dini vetë ju se cili është, do shkruajë edhe libra të tjerë ose ka shkruar, por ai s’mund të shkruajë një të dytë. Dhe, do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira, për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës, profesionalizimit të komunikimit të Partisë Demokratike. Këto kisha unë për zotin Lela,"- tha Berisha. 

sali berisha alfred lela

Sondazh

Poll