Politike

VD-Shehaj: Kunata e Xhaçkës u përdor si 'investitore' amerikane për resortin në Dhërmi

Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. 

20 Qershor 2022, 12:51 Nga f.g
VD-Shehaj: Kunata e Xhaçkës u përdor si 'investitore'
Agron Shehaj, deputet i PD

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj denoncoi ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka pasi sipas PD është duke përfituar para nga pasuritë shtetërore në përfitim të ligjit për Investimet Strategjike. Në kohën kur grupi Alibeaj akuzon Partinë Socialiste se shkeli ligjin me rrëzimin e Komisionit Hetimor për këto Investime, PD denoncon se familja e ministres po përfiton. Por cila është akuza për Xhaçkën?

VD-Shehaj: Kunata e Xhaçkës u përdor si 'investitore'

Deputeti akuzoi se personi që u paraqit si shtetase amerikane në investimin e të shoqit në resortin që do të ndërtohet në Dhërmi është gruaja e vëllait të Xhaçkës. Shehaj tha se në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.Tç shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit.   

Deklarata e Shehajt:

Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka.  

Por cilat janë "hapat" që u ndoqën nga familja Xhaçka? 

Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Tawni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. 

agron shehaj artan gaci olta xhacka investimet strategjike

Sondazh

Poll