Politike

Porti i Durrësit, ministri: Është sfidë të njihet si korridor, do luftojmë pasi shkuron rrugë

Balluku deklaroi se linja hekurudhore është krijimi i një korridori të ri

20 Qershor 2022, 12:29 Nga A.B
Porti i Durrësit, ministri: Është sfidë të njihet si
Mbledhja

KOSOVË- Ministrat e Infrastrukturës të Shqipërisë dhe Kosovës prezantuan ditën e sotme projektin e Portit të Durrësit. Gjatë mbledhjes së dy qeverive, Balluku deklaroi se linja hekurudhore është krijimi i një korridori të ri i cili do t'i japë mundësi që ky mjet transporti të kthehet në lehtësi për transportin e mallrave. 

Belinda Balluku: Marrëveshja e bashkëfinancimit, synon ndarjen e kostove mes dy ministrive, fondi është 1 ml e 800 mijë euro. 1 mln i ka Kosova e më pas Kosova të tjerat. Studimi tejkalon projektin infrastrukturor. I përket një projekti të madh, të atij të Durrësit, dhe me ndërtimin e hekurudhës në këtë projekt të madh. Do insistojmë se kjo linjë hekurudhore është krijimi i një korridori të ri.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Porti i Durrësit i rrit kapacitetet se do të shpërndahen mallrat nëpërmjet rrugëve hekurudhore, është sfidë që të njihet si korridor. Do luftojmë që ky korridor të njihet se do të shkurtonte rrugët madje dhe për portin e Tivarit. 

mbledhja kosove-shqiperi

Sondazh

Poll