Politike

Parku i Butrintit/ Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend, presidenti: Cënon parimet e Kushtetutës

Meta arsyeton se marrëveshja cënon dispozitat konkrete të Kushtetutës, cënon parimet dhe interesin e publikut shqiptar.

20 Qershor 2022, 12:41 Nga A.B
Parku i Butrintit/ Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend, presidenti:
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit. Meta arsyeton se marrëveshja cënon dispozitat konkrete të Kushtetutës, cënon parimet dhe interesin e publikut shqiptar. Kreu i shtetit thotë se për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.

'Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje; Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre; Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian'- deklaron Meta. 

D E K R E T I

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 50/2022
“PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR ADMINISTRIMIN E NËNZONAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PEIZAZHIT KULTUROR, PJESË E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT, NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS DHE FONDACIONIT PËR MENAXHIMIN E BUTRINTIT”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

ilir meta parku i butrintit

Sondazh

Poll