Politike

VD-Zbardhet MARRËVESHJA/ Turistët do kenë mundësi të vizitojnë Shqipërinë e Kosovën me një paketë

Kumbaro tha se gjithçka do të vihet në dispozicion për të përsosur ofertën turistike. 

20 Qershor 2022, 12:45 Nga F.M
VD-Zbardhet MARRËVESHJA/ Turistët do kenë mundësi të
Mbledhja Shqipëri Kosovë

KOSOVË- Turistët do të kenë mundësi që të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në një paketë turistike. Në takimin dypalësh, ministrja Mirela Kumbaro tha se gjithçka do të vihet në dispozicion për të përsosur ofertën turistike. 

Pjesë nga konferenca:

Edi Rama: Shpresoj që kjo marrëveshje të pasohet me një rezultat konkret sepse është shumë e rëndësishme për ta pasur.  Zhvillimi i qëndrueshmë përmes turizmit, kështu e kemi titulluar, po punojmë për ta përsosur ofertën turistike. Dy vendet tona mund ta arrijnë potencialin vetëm duke vepruar si një komb. Platforma i paraqet të dy ministrave rregullat për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në hapësirën shqiptare. Marrëveshja e sotme është një çap i vogël, sipërmarrje konkrete në fushën e turizmit.

Mirela Kumbaro: E kemi ndjekur turizmin në të dy vendet tona, nëse i referohemi tregut vendas, mbi 5 mijë kanë hyrë nga Kosova, nga ana tjetër, me ministren Hajdari, dua të them që mungesa e saj më trishton pak. E kemi nisur këtë gjë që nga Gjirokastra, Tepelena e Tropoja, sepse Shqipëria nuk ka vetëm detin, por edhe mallet e Bjeshkët e përbashkëta, kemi të përbashkëta dhe detet. Na duhet ta konsiderojmë hartën e përbashkët, na duhet patjetër të krijojmë itinerarin e përbashkët. Na duhen për turistët, na duhen sepse  tregu i hapur krijon mundësinë që turistët të qëndrojnë më shumë se sa 3 apo 5 netë dhe të vijojnë nga Shqipëria në Kosovë, kështu që na duhet angazhimi i kësaj platforme digjitale që angazhohemi edhe ta financojmë. Bashkangjisim edhe strukturat akomoduese.

mbledhja shqiperi-kosove mirela kumbaro

Sondazh

Poll