Politike

VD-Kosova kërkon rregullimin e rrugëve në kufi me prokurim të përbashkët, Balluku: Ta shohim

Ministrja Belinda Balluku tha se kjo gjë kërkon prokurë të përbashkët dhe se duhet parë në mënyrë që të ishin ligjërisht në rregull.

20 Qershor 2022, 12:27 Nga F.M
VD-Kosova kërkon rregullimin e rrugëve në kufi me prokurim
Belinda Balluku

KOSOVË- Ministri i Kosovës Liburn Aliu ka propozuar që të ketë marrëveshje mes Shëiprisë e Kosovës për rregullimin e rrugëve në fshatrat që ndodhen në kufirin mes dy vendeve. Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Aliu tha se kjo gjë do u zgjidhte jetën banorëve në kufi, nëse kompania që rregullon rrugët në një fshat të Shqipërisë, të bëjë të njëjtën gjë me ojesën tjetër të fshatit në Kosovë. Ministrja Belinda Balluku tha se kjo gjë kërkon prokurë të përbashkët dhe se duhet parë në mënyrë që të ishin ligjërisht në rregull.

Pjesë nga biseda:

Liburn Aliu: Marrëveshja për studimin e gjendjes së rrugëve është e rnëdësishme sepse bëhet fjalë për zona të thella sepse e kanë kufirin në mes. Shumë prej fshatrave e kanë më afër fshatin në anën tjetër të kufirit sesa qendra e qytetit të vendit ku ndodhen. Kështu kompania që realizon pjesën e rrugëve të Shqipërisë të kalojë të rregullojë edhe atë të Kosovës. Kështu edhe anasjelltas. Është një marrëevshje që prek banorët e zonave të thella.

Belinda Balluku: Liburn të falenderoj shumë për fjalët e mira. Kemi për qëllim që të rehabilitojmë rrugët, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare. Ajo që propozove do të kërkonte procedura të përbashkëta prokurorimesh, për ne është e rëndësishmë që të studiojmë fillimisht zonat, më pas të nisim hapat. Kështu që me ngritjen e komitetit do të nisim nga puna.

belinda balluku

Sondazh

Poll