Art&Argëtim

Fansat e Johnny Depp, krijojnë linjë veshjesh dedikuar avokates së tij pas fitores së gjyqit

Artikujt përfshijnë bluza, kapuç dhe madje edhe qirinj me emrin dhe ngjashmërinë e Vasquez

20 Qershor 2022, 12:37 Nga d.d
Fansat e Johnny Depp, krijojnë linjë veshjesh dedikuar avokates
Johnny Depp, Camille Vasquez

SHBA- Fansat e aktorit Johnny Depp po vazhdojnë të shprehin admirimin për avokaten Camille Vasquez pasi ekipi i saj fitoi për aktorin kundër ish-bashkëshortes së tij aktores Amber Heard në gjyqin për shpifje.

Sipas mediave të huaja, përveç komplimentave në mediat sociale, fansat kanë krijuar tshmë edhe artikuj kushtuar avokates. Artikujt përfshijnë bluza, kapuç dhe madje edhe qirinj me emrin dhe ngjashmërinë e Vasquez. Në fotot e mëposhtme shfaqen dy modele bluzash që kanë krijuar fansat për t'ia dedikuar Vasquez.

Në disa artikuj e krahasojnë atë me Heard me fraza të tilla si: “Në një botë plot me Ambers, bëhu një Camille”.

Të tjerë cituan Vasquez-in teksa ajo kaloi në pyetje Heardin gjatë gjyqit, duke përfshirë si, “me respekt, kjo nuk është pyetja ime”. Një tjetër opsion është që e krahasojnë me personazhin heroik të filmave komik 'Wonder Woman'.

Disa fansa të Depp, kanë sugjeruar madje që ata duhet të lidhen, një aludim i bërë dhe gjatë gjyqit që Vasquez e ka mohuar, duke e quajtur praktikën e takimit me klientët “joetike”.

Depp paditi Amber për 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje pasi kjo e fundit deklaroi në ëashington Post se Depp është një person i dhunshëm. Gjyqi i tyre zgjati 6 muaj, gjykata vendosi që Johnny Depp do të marrë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim pasi akuzat e Heard për martesën e saj ishin të rreme. Ndërsa Depp do t'i paguaj Heard 2 milionë dollarë. 

 

johnny depp amber heard camille vasquez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Qershor 2022, 09:40 A.B

ZYRTARE! Sunny Hill do mbahet në Prishtinë

Sunny Hill KOSOVË- Festivali 'Sunny Hill Festival' mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se f...