Art&Argëtim

"Po k*** po..."/ Vijon sherri mes Tan Bramës e Ilir Shaqirit, koreografi: Je më rëndë se ç'kam menduar

E gjitha nisi pasi Tani ka deklaruar se ky i fundit e kontakton vetëm kur i duhej ndonjë gjë dhe nuk pyete si je.

20 Qershor 2022, 12:46 Nga j.c
"Po k*** po..."/ Vijon sherri mes Tan Bramës e Ilir Shaqirit,
Ilir Shaqiri dhe Tan Brama

TIRANË- Konflikti i nisur mes balerinit Tan Bramës dhe Ilir Shaqirit nuk po ndalet. Së fundmi Tan Brama ka postuar në instagram një mesazh. Tan Brama, ka postuar një foto ku tregon mesazhin që i ka dërguar Iliri pas deklaratës që ai bëri. Iliri i ka shkruajtur: “Po k**i po” ndërkohë ai është kthyer duke i thënë se nuk është i pjekur.

"Deri diku mendoja se ndoshta kisha gabuar, dhe ti me pjekurinë tënde do t’i jepje një zgjidhje më kreative situatës. Jo vetëm që nuk kam gabuar, po qenke më rëndë nga çfarë kisha menduar,”-shkruan në Instagram ai.

"Po k*** po..."/ Vijon sherri mes Tan Bramës e Ilir Shaqirit,
ilir Shaqiri

E gjitha nisi pasi Tani ka deklaruar se ky i fundit e kontakton vetëm kur i duhej ndonjë gjë.

"Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon,”-tha Tan Brama në një intervistë kur u pyet për balerinin.

Nga ana tjetër Iliri nuk e la me kaq dhe u shpreh se Tani gjatë qëndrimit në BBV nuk lidhi as 21 fjalë.

"Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq. Njerëzit kujtojnë se kur i bëjnë reklamë vetes ulin Ilirin. Absolutisht jo! Nuk ulin Ilirin por veten,”-tha Iliri.

Ata ishin miq brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ nga ku Ilir Shaqiri u shpall edhe fitues. Tan Brama u bë pjesë e formatit një muaj pas nisjes së programit.

ilir shaqiri tan brama big brother vip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Qershor 2022, 09:40 A.B

ZYRTARE! Sunny Hill do mbahet në Prishtinë

Sunny Hill KOSOVË- Festivali 'Sunny Hill Festival' mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se f...