Art&Argëtim

Fitoi gjyqin, Johnny Depp bën daljen e parë publike, performon në Finlandë

Johnny Depp u ngjit në skenë me Jeff Beck në Helsinki Blues Festival në Finlandë.

20 Qershor 2022, 08:00 Nga A.B
Fitoi gjyqin, Johnny Depp bën daljen e parë publike, performon në
Johnny Depp

SHBA- Pasi fitoi gjyqin kundër Amber Heard, Johnny Depp ka vendosur të rikthehet në skenë. Ditën e djeshme ai doli në skenë me Jeff Beck në Helsinki Blues Festival në Finlandë.

Aktori, 59-vjeçar, i cili kohët e fundit fitoi çështjen kundër Amber Heard, kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngët të përveshura për të treguar tatuazhet e tij teksa këndonte.

Ai kishte veshur një jelek të zi dhe një kapele gri, ndërsa mbante një palë syze dielli. Johnny përshëndeti turmën nga skena teksa qëndronte përkrah kitaristit britanik Jeff, 77 vjeç.

Johnny dhe Jeff janë miq që nga viti 2016.

aktori johnny depp

Sondazh

Poll