Art&Argëtim

Moderatorja dhe Ilir Shaqiri lënë pas sherrin për ‘dirty dancing’, Alesia: Je fjalëpak e me karakter të fortë

Iliri dhe Alesia treguan se e gjitha ishte keqkuptim.

20 Qershor 2022, 09:03 Nga F.M
Moderatorja dhe Ilir Shaqiri lënë pas sherrin për ‘dirty
E diell

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri dhe moderatorja Alesia Bami, duket se kanë bërë paqe, një vit pas sherrit për ‘dirty dancing’. Të dy u përballën në “E Diell” dhe siç duket e kishin lënë pas krahëve debatin e një viti më parë. Iliri dhe Alesia treguan se e gjitha ishte keqkuptim. Alesia shtoi se sipas saj, Iliri është lider, fjalëpak dhe me karakter të fortë.

“Patëm një grricje të vogël, nuk u kuptuam shumë mirë me atë dirty-dancing. Por, gjithçka shkoi shumë mirë më pas. Për Ilirin dua të them se ka natyrë lideri, teksa e sheh dhe është shumë fjalëpak dhe me karakter të fortë. Më pëlqejnë shumë njerëzit fjalëpak dhe vepra shumë,”- tha Alesia.

Ç’ndodhi një vit më parë?

Në qershor të 2021 balerini ishte i ftuar në “Top Arena”, ku u pyet nga moderatori Edi Manushi se çfarë kërcimi do i shkonte Alesias. Iliri përmendi ‘dirty-dancing’ gjë që nuk u prit mirë nga moderatorja.

“Ky dirty-dancing nuk ka lidhje me mua në fakt sepse kam mbaruar një shkollë profesionale baleti dhe mund të kërceja më mirë diçka neo-klasike se një dirty-dancing,”- tha Alesia.

ilir shaqiri alesia bami

Sondazh

Poll