Art&Argëtim

“Intrigante! Shtrigë!”, motrat nuk i pajton seanca e ndërmjetësimit, përleshen në studion

Çobani ftoi motrat që të dërgonin çfarëdo dokumenti që disponojnë për pronën 2400 metra katrorë në Durrës, për të cilën ka nisur edhe konflikti, në mënyrë që ta zgjidhin atë.

20 Qershor 2022, 08:54 Nga F.M
“Intrigante! Shtrigë!”, motrat nuk i pajton seanca e
Kristina, Vasilika dhe Ardit Gjebrea

TIRANË- Dy motrat, Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët dhe seanca e ndërmjetësimit për to në "Shihemi në gjyq" ka përfunduar pa dakortësi. Në fund të 'gjyqit', të dyja lëshuan ofendime ndaj njëra-tjetrës. Nga ana tjetër, Eni Çobani ftoi motrat që të dërgonin çfarëdo dokumenti që disponojnë për pronën 2400 metra katrorë në Durrës, për të cilën ka nisur edhe konflikti, në mënyrë që ta zgjidhin atë.

Pjesë nga debati:

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

Kristina: Ti mos thuaj ke ngrënë  e ke pirë me ato se unë kam iku që në ‘93-in. Mirë?

Vasilika: Ti  ke ikur… ti i bën të gjitha.  S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.

Kristina: Ne pa  folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

Vasilika: Ajo u tremb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tremb.

ardit gjebrea shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll