Art&Argëtim

Akuza për përdhunim, regjisori fitues i çmimit Oscar: Jam i pafajshëm

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Ostuni, ku Haggis mori pjesë në eventin “Allora Fest”. 

20 Qershor 2022, 07:50 Nga A.B
Akuza për përdhunim, regjisori fitues i çmimit Oscar: Jam i
Paul Haggis

ITALI- Regjisori kanadez, fitues i çmimit Oskar, Paul Haggis, i arrestuar në Brindizi me akuzën për sulm seksual ndaj një vajze, ka mohuar të gjitha akuzat. 

Kontrollojeni sa më shpejt, jam i pafajshëm”, është shprehur ai. 

Sipas asaj që u bë e ditur nga Prokurori i Brindizit, Haggis detyroi një të re të kryente marrëdhënie seksuale
per dy dite. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Ostuni, ku Haggis mori pjesë në eventin “Allora Fest”. 

Gruaja e cila ka kryer kallëzimin u la në aeroportin Papola Casale. Në aeroport, viktima u ndihmua nga stafi i Aeroporti di Puglia dhe policia kufitare, të cilët pasi i dhanë ndihmën e parë, e shoqëruan deri në zyrat e Skuadrës Fluturuese. Agjentët më pas e dërguan gruan në spitalin Perrino në Brindisi e më pas viktima e pretenduar ka zyrtarizuar ankesën për regjizorin e njohur. 

paul haggis

Sondazh

Poll