Politike

VD-Vë në siklet ministrin e Kosovës, Rama: Të gjithë duan Liburnin, do kesh 3 gra...

Rama i bëri të ditur se në mesin e ministrave ka një entuziazëm të madh për të bashkëpunuar pikërisht me Aliun, arsyeja e cila i ka mbetur mister.

20 Qershor 2022, 11:58 Nga A.B
VD-Vë në siklet ministrin e Kosovës, Rama: Të gjithë
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama u ndal pak te ministri i Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu, i cili ka marrë pjesë në disa marrëveshje me ministret shqiptare. Rama i bëri të ditur se në mesin e ministrave ka një entuziazëm të madh për të bashkëpunuar pikërisht me Aliun, arsyeja e cila i ka mbetur mister Ramës. Kreu i qeverisë së Shqipërisë kërkoi nga ministri që t'i tregojë përvojën e bashkëpunimit. Më tej, Rama i bëri të ditur se në projektin e ardhshëm do të ketë në ekip 3 gra ministre e dy burra, të cilët do t'i ketë në koordim. 

'Shpresoj të mos i ngelet hatri askujt, po ka një entuziazëm të madh për bashkëpunimin me Liburnin, se di po do e ndash këtë përvojë me ne në drekën e punës, se ka frustrim nga gjithë të tjerët se përse nuk e kemi ne Liburnin. Jo për ju të dy nuk ka xhelozi, do ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme, të bëhet një master plan i integruar për rrugët ndërkuiftare, për temën e mjedisit të turizmit në atë zonë. Liburn do kesh 3 gra e 2 burra, po ti do jesh kordinatori. '- tha Rama. 

edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll