Bota

Ministri francez: Zgjedhjet parlamentare janë “shok demokratik”

Chrstian Jacob, kreu i partisë konservatore franceze Les Republicains, tha se partia e tij do të mbetet në opozitë pasi Macron humbi një shumicë absolute në parlament

20 Qershor 2022, 09:36 Nga d.d
Ministri francez: Zgjedhjet parlamentare janë “shok
Bruno Le Maire

FRANCË-Ministri francez i Financave Bruno Le Maire, i ka quajtur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare një “shok demokratik”.

Sipas mediave të huaja, Le Maire vuri në dukje se partia e presidentit Emmanuel Macron do të ruajë shumicën e vendeve në parlament, duke shtuar se është thelbësore t’i drejtohen rivalëve politikë që ndajnë idetë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron.

“Ajo që më shqetëson është se shteti mund të bllokohet, gjë që mund të na bëjë të humbasim aftësinë për të kryer reforma dhe për të mbrojtur popullin francez, veçanërisht në aspektin e fuqisë blerëse”, tha Le Maire. Macron mund të thërrasë përfundimisht zgjedhje të parakohshme nëse pasojnë bllokime legjislative.

Chrstian Jacob, kreu i partisë konservatore franceze Les Republicains, tha se partia e tij do të mbetet në opozitë pasi Macron humbi një shumicë absolute në parlament. Macron u bë në prill presidenti i parë francez në dy dekada që fitoi një mandat të dytë, ndërsa votuesit u mblodhën për të mbajtur të djathtën ekstreme jashtë pushtetit.

 

bruno le maire emmanuel macron

Sondazh

Poll