Bota

Ministrat evropianë takohen sot në Luksemburg, do diskutojnë për bllokadën e grurit

BE-ja mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të rifilluar eksportet detare të Ukrainës

20 Qershor 2022, 08:51 Nga d.d
Ministrat evropianë takohen sot në Luksemburg, do diskutojnë
Foto ilustruese

LUKSEMBURG-Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, sot do të zhvillojnë një takim në Luksemburg për të diaskutuar mënyrat për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës së portit rus të Detit të Zi. Sipas The Guardian, Ukraina është një nga furnizuesit kryesorë të grurit në botë, por dërgesat e saj me drithëra kanë ngecur dhe më shumë se 20 milion ton janë bllokuar, që kur Rusia pushtoi vendin dhe bllokoi portet e saj.

"Nëse do të ketë nevojë në të ardhmen për shoqërimin e këtyre anijeve tregtare, kjo është një pikëpyetje dhe nuk mendoj se kemi tani përgjigjen”, tha një zyrtar i BE-së.

BE-ja mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të rifilluar eksportet detare të Ukrainës në këmbim të lehtësimit të eksporteve ruse të ushqimit, por kjo do të kishte nevojë për 'dritën jeshile' të Moskës. Turqia ka marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, dhe ka thënë se është e gatshme të marrë një rol brenda një "mekanizmi vëzhgimi" me bazë në Stamboll nëse ka një marrëveshje.

Është e paqartë nëse BE-ja do të përfshihej në sigurimin ushtarak të një marrëveshjeje të tillë. Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 117. Trupat ruse vazhdojnë sulmojnë Ukrainën, dhjetra civilë dhe ushtarë vdesin nga këto sulme. Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

 

lufta ukraine-rusi be

Sondazh

Poll