Bota

Publikohen dokumentet sekrete për samitin e G7 në vitin 2015

Dokumentat përfshin, një urdhër operativ me lista të detajuara të njësive policore dhe kanaleve radiodixhitale të tyre, si dhe numrat e celularëve për punonjësit e policisë.

20 Qershor 2022, 09:01 Nga j.c
Publikohen dokumentet sekrete për samitin e G7 në vitin 2015
Foto ilustruese

GJERMANI- Takimet e G7 janë gjithmonë një sfidë për autoritetet e sigurisë. Pak ditë para fillimit të takimit të këtij viti në Schloss Elmau pranë Garmisch-Partenkirchen, në internet u publikuan dokumente të policisë nga takimi i krerëve të qeverive në vitin 2015.

Sipas mediave të huaja, mes dosjeve janë disa shkresa që janë përzgjedhur. Ato shkresa janë të destinuara vetëm për përdorim të brendshëm zyrtar nga policia dhe nuk duhet të bëhen publike. Disa burime në qarqet e sigurisë konfirmuan për agjencinë gjermane të shtypit të dielën se dokumentet ishin autentike. Së pari, radio bavareze kishte raportuar për publikimin.

Publikohen dokumentet sekrete për samitin e G7 në vitin 2015
Dokumenti i publikuar

Dokumentat përfshin, një urdhër operativ me lista të detajuara të njësive policore dhe kanaleve radiodixhitale të tyre, si dhe numrat e celularëve për punonjësit e policisë. Por në internet janë shfaqur edhe dokumente për procedurën e arrestimeve, për sigurimin e automjeteve të policisë.

Është e paqartë se kush i publikoi të dhënat në internet. Ato ishin të disponueshme të dielën, ndërkohë dyshohet se është një përpjekje ekstremiste e majtë. 

Samiti i G7 i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz (SPD) është planifikuar të zhvillohet nga data 26 deri në 28 qershor. Koha e publikimit të dokumentave duket se është zgjedhur qëllimisht, pikërisht një javë përpara samitit të ardhshëm të G7.

g7 olaf scholz

Sondazh

Poll