Bota

Rusia bëhet furnizuesi kryesor i naftës në Kinë

Kina është importuesi më i madh në botë i naftës bruto

20 Qershor 2022, 08:35 Nga d.d

Rusia bëhet furnizuesi kryesor i naftës në Kinë

RUSI-Importet e naftës së Kinës nga Rusia u rritën me 55% nga një vit më parë në një nivel rekord në maj, duke zhvendosur Arabinë Saudite si furnizuesin kryesor, pasi rafinerët fituan para nga furnizimet me zbritje mes sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga administrata e përgjithshme kineze e doganave, importet e naftës ruse, duke përfshirë furnizimet e pompuara përmes tubacionit të Siberisë lindore të Paqësorit dhe dërgesave me det, arritën në rreth 8.42 milionë tonë.

Sipas The Guardian, dërgesat janë ekuivalente me pothuajse 2 milion fuçi në ditë. Kina është importuesi më i madh në botë i naftës bruto. Firmat kineze kanë rritur blerjet e naftës ruse.

Zbritjet deri në 30% e kanë ndihmuar Rusinë të mbajë arkat e saj të mbushura, pavarësisht sanksioneve nga perëndimi që janë krijuar për të gjymtuar ekonominë e vendit. Kremlini grumbulloi rreth 20 miliardë dollarë nga eksportet e naftës në maj.

lufta ukraine-rusi kina

Sondazh

Poll