Bota

Rrokulliset makina në Ferizaj! Në timon 12-vjeçari, i mori makinën të atit dhe nxorri shëtitje shokun

Në fshatin Sazli, në dalje të Ferizajt, ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

20 Qershor 2022, 08:48 Nga F.M
Rrokulliset makina në Ferizaj! Në timon 12-vjeçari, i mori
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një shëtitje me makinë mund të kishte përfunduar në tragjedi për dy fëmijë! Një i mitur, i moshës 12 vjeç ka marrë makinën e të atit dhe ka dalë të bëjë një xhiro me bashkëmoshatarin e tij. Por, në fshatin Sazli, në dalje të Ferizajt, ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Makina është rrokullisur disa herë në rrugë, duke bërë që të dy të miturit të plagosen. Ata janë dërguar në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

aksident ne kosove aksident ne ferizaj

Sondazh

Poll