Bota

Zhytja rezulton fatale! 41-vjeçari mbaron së ngrëni e futet të lahet në Itali, vdes në vend

Ai u fut në një pjesë në periferi të qytetit, midis San Lanfranco dhe Ticinello.

20 Qershor 2022, 08:26 Nga F.M
Zhytja rezulton fatale! 41-vjeçari mbaron së ngrëni e futet
Pavia, vendi ku vdiq 41-vjeçari

ITALI- Një 41-vjeçar me kombësi peruane ka humbur jetën pasi u fut të lahej në Pavia. 41-vjeçari sapo kishte mbaruar së ngrëni kur mendoi të zhytej në lumë për tu larë.

Ai u fut në një pjesë në periferi të qytetit, midis San Lanfranco dhe Ticinello, por kontakti me ujin rezultoi fatale për të. Miqtë e 41-vjeçarit kërkuan ndihmë, por turisti kishte ndërruar jetë.

pavia itali

Sondazh

Poll