Bota

LUFTA/Zelenskyy paralajmëron BE: Rusia do intensifikojë sulmet! Ministrat evropianë mblidhen për bllokadën e grurit

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite dhe do të kërkojë mbështetje ushtarake afatgjatë, sipas NATO-s

20 Qershor 2022, 08:06 Nga d.d
LUFTA/Zelenskyy paralajmëron BE: Rusia do intensifikojë sulmet!
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 117. Sulmet ruse ndaj ukrainasve nuk po reshtin, dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin çdo ditë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka parashikuar se Rusia do të intensifikojë sulmet e saj këtë javë, duke paralajmëruar partnerët evropianë se edhe ata duhet të jenë të përgatitur për një rritje të armiqësive.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë mënyrat për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë në një takim në Luksemburg ditën e sotme.

Forcat e Ukrainës mbeten në mbrojtje në rajonin lindor të Donbasit, ku luftimet vazhdojnë në Sievierodonestsk. Qeveria e Austrisë,  do të rihapë një termocentral për shkak të mungesës së energjisë që vjen nga furnizimet e reduktuara të gazit nga Rusia.

 Ngjarjet më të fundit të luftës

Rusia është bërë furnizuesi kryesor i Kinës me naftë mes sanksioneve të luftës ndaj Ukrainës. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga Rusia u rritën me 55% nga një vit më pare.

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite dhe do të kërkojë mbështetje ushtarake afatgjatë, sipas NATO-s dhe liderëve të tjerë perëndimorë. 

Janë identifikuar 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

Australia ka dërguar katër të parat nga 14 transportuesit e personelit të blinduar në Ukrainë si pjesë e një pakete ndihme prej 285 milionë dollarësh. 

Gjermania ka thënë se do të kufizojë përdorimin e gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike dhe do të rrisë varësinë e saj nga termocentralet me qymyr, mes shqetësimeve për mungesat e mundshme të shkaktuara nga një ndërprerje e furnizimeve nga Rusia.

Gazetari rus Dmitry Muratov, do të nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe sot, pasi ato para do t'i jap tek UNICE për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll