Bota

Konjufca shkon në Hagë, takon Thaçin e Veselin, ç’biseduan

Ende nuk janë bërë me dije detaje nga takimet e zhvilluara mes kryetarit të Kuvendit dhe të burgosurve në Hagë.

20 Qershor 2022, 08:22 Nga F.M
Konjufca shkon në Hagë, takon Thaçin e Veselin,
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Më herët, Konjufca ka takuar edhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Ende nuk janë bërë me dije detaje nga takimet e zhvilluara mes kryetarit të Kuvendit dhe të burgosurve në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Prokuroria Speciale i akuzon edhe për heqje lirie të të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

glauk konjufca kosova ne hage

Sondazh

Poll