Sport

MotoGP: Quartararo i paarritshëm edhe në Gjermani, Zarco dhe Miller plotësojnë podiumin...

Kampioni në fuqi vazhdon të arrijë në krye të klasifikimit të përgjithshëm, duke dominuar edhe garën e dhjetë të kampionatit botëror.

19 Qershor 2022, 15:07 Nga DOSJA
MotoGP: Quartararo i paarritshëm edhe në Gjermani, Zarco dhe Miller
Fabio Quartararo, fitues i GP të Gjermanisë

GJERMANI - Pas Barcelonës, në pistën e Sachsenring për Grand prix të Gjermanisë në MotoGP: brenda tetë ditësh Fabio Quartararo fiton dy here radhazi dhe bën një hap përpara që tani për të bërë ‘bis’ titullin e kampionit të botës. Në fillim të Grand Prix të Gjermanisë, vetëm Francesco Bagnaia u përpoq për të sfiduar ‘Diablo’, por goma e pasme e tradhëtoi pas tre xhirosh, nga tridhjetë të garës gjermane. 

Në përfundim të garës, në podium me Quartararo, u ngjit edhe bashkatdhetari i tij Johan Zarco (në formë fantastike) dhe Jack Miller me Ducati Pramac. Vendi i katërt ishte për Aleix Espargarò me Aprilia, Luca Marini i pesti i shkëlqyer me Ducati VR46 dhe më pas të tjerët.

Ishte një e diel shumë e nxehtë gjermane, tërësisht në favor të kampionit në fuqi, i cili që kur nënshkroi rinovimin e kontratës me ekipin e Yamahas, nuk ka gabuar kurrë, duke koleksionuar edhe një GP në Sachsenring (i treti për të këtë vit pas Portimao dhe Barcelonës). Pas tij Ducati "pozicionohet" për dy shkallët më poshtë në podium me Zarcon shumë të rregullt (Pramac) dhe me australianin Miller (Lenovo).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll