Aktualitet

“Do sëmuren fëmijët”/ Kanali me ujërat e zeza, banorët në Berat: Ka 8 vite pa u pastruar

Banorët shprehen se kanë frikë për shëndetin e fëmijëve pasi kanali me mbetje të ujërave të zeza mbartin edhe përbërje acide toksike, të cilat në këto temperatura të larta janë burim infeksioni.

19 Qershor 2022, 13:29 Nga A.B

“Do sëmuren fëmijët”/ Kanali me ujërat e zeza,

BERAT- Banorët e fshatit Perondi në Berat janë ngritur në shenjë proteste për kanalin e ujrave të zeza problem që ekziston prej vitesh. Kanali ujërave të zeza përshkon fshatin Perondi shpesh kur ka reshje pērmbyt tokat dhe banesat mbushen me fekale.

Banorët shprehen se ky problem ka shumë se 8 vite që nuk zgjidhet. Për “Fax News” ata shprehen se kanë frikë për shëndetin e fëmijëve pasi kanali me mbetje të ujërave të zeza mbartin edhe përbërje acide toksike, të cilat në këto temperatura të larta janë burim infeksioni.

'Ky kanal shkon në lumë, ku bashkohet Osumi me Devollin. Ka banesa afër dhe toka. Ne i kemi ngjitur banesat me kanalin. Ne mbytemi, na futen ujërat e zeza në banesë, bllokohet çdo gjë. Ky ka 7 - 8 vjet pa u pastruar. Dy herë që ra shiu u mbytëm'-thanë banorët. 

Ata apelojnë për ndihmë nëpërmjet medieve, pasi rrezikohet epidemi dhe sa herë të ketë reshje do të ketë përmbytje.

proteste ne berat berat

Sondazh

Poll