Aktualitet

Aksidenti në Lushnje-Fier, policia: Plagosen tre pjestarë të familjes, dërgohen në spital

Të tre personat janë dërguar në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.

19 Qershor 2022, 13:13 Nga A.B
Aksidenti në Lushnje-Fier, policia: Plagosen tre pjestarë të
Aksident

LUSHNJE- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnje-Fier. Mjeti i drejtuar nga 56-vjeçarja me inicialet L.P, doli nga rruga e për pasojë la të plagosur atë dhe dy të tjerë, anëtarët e familjes së saj. Të tre personat janë dërguar në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

aksident

Sondazh

Poll