Aktualitet

Dita e dielë me temperatura të larta, sot arrijnë në 34 gradë, parashikimi i motit

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

19 Qershor 2022, 07:26 Nga A.B
Dita e dielë me temperatura të larta, sot arrijnë në 34
Moti

TIRANË- Dita e sotme do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, përjashtim bëjnë zonat Juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu shoqëruar me mini-stuhi breshëri. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll