Sport

Neymar kundër turmës: "Mund të jesh i lumtur vetëm pasi të kesh mbaruar karrierën, çfarë çmendurie!"

Neymar ka bërë një postim në Twitter në lidhje me ngacmimet që kanë futbollistët, pas një debati me një lojtar të Fortalezës. Ai është kritikuar dhe përjashtuar nga klubi për festimin e ditëlindjes pas një humbjeje.

19 Qershor 2022, 08:56 Nga DOSJA

Neymar kundër turmës: "Mund të jesh i lumtur vetëm pasi

BRAZIL - Neymar Junior ka ngritur sërish zërin. Braziliani ka marrë pjesë në debatin që është krijuar në Brazil, pas veprimit të një lojtari të Fortalezës. Protagonisti rezulton të jetë shkarkuar nga klubi i tij, pasi ka festuar ditëlindjen pas një humbjeje. 

Tifozët e klubit kërkuan respekt, pasi skuadra ndodhet në një situatë të vështirë, duke zënë pozicionet ‘pro’ largimit të lojtarit. Reagimi i klubit ka qenë i prerë, diçka që Neymar nuk e kupton. Kjo është arsyeja pse ai ka vendosur pak orë më parë të bëjë një postim në Twitter.

 “Ti humbe... nuk mund të festosh ditëlindjen e gjyshes, djalit, gruas dhe sidomos tënde. Të jesh atlet nuk është e lehtë, mund të jesh i lumtur vetëm pasi të ketë mbaruar karriera, sa çmenduri”,- ka shkruar Neymar në Twitter, i cili ka dashur të pozicionohet pas asaj që ndodhi në Fortaleza.

Neymar kundër turmës: "Mund të jesh i lumtur vetëm pasi

Polemikat janë rritur në Brazil dhe Neymar nuk ka mbetur në harresë, pavarësisht se është në mes të pushimeve të tij. Ai prej disa kohësh kërkon respekt për jetën private dhe ka pranuar se në disa raste ka kaluar keq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll