Sport

Samuel Umtiti, mbrojtësi francez që 'i ka mbetur në derë' Barcelonës…

Vazhdon seancat për rikuperimin nga dëmtimi. Qendërmbrojtësi e di se e ardhmja e tij është larg ‘Camp Nou’. Klubi dhe lojtari po punojnë për disa opsione që nuk janë realizuar siç pritej

19 Qershor 2022, 08:33 Nga DOSJA
Samuel Umtiti, mbrojtësi francez që 'i ka mbetur në

SPANJE - Rasti i Samuel Umtitit nuk po shkon përpara te Barça. Asnjë nga hapat e ndërmarrë nga klubi dhe përfaqësuesit e tij, nuk është konkretizuar deri më tani dhe të dyja palët e kanë pranuar në ‘MD’ vështirësinë për të gjetur një ekip që plotëson pretendimet e të dyja palëve. Gjatë sezonit, rikthimi i tij në futbollin francez po menaxhohej, por nuk është kristalizuar në asnjë propozim.  

Qendërmbrojtësi rinovoi një vit më pare, duke ulur pagën, në mënyrë që të kontribuonte për klubin në kohë krize ekonomike. Ai ka kohë që është në proces largimi. Tani punon fizikisht për t'u përgatitur dhe për të gjetur një destinacion për të ardhmen.

Opsioni më i mundshëm ishte kthimi në Olympique Lyon. Ish-skuadra e tij i ka lënë gjithmonë dyert hapur për të. Pavarësisht se operacioni ishte i parealizueshëm verën e kaluar, për shkak të pretendimeve ekonomike dhe sportive, francezi tashmë supozon se i duhen minuta loje. Dhe ai është i gatshëm të bëjë gjithçka nga ana e tij, duke ulur edhe më shumë pretendimet për pagën. Si Barça ashtu edhe agjentët e tij, tani po punojnë me intensitet për largimin e tij nga "Camp Nou".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll