Sport

Camavinga (Real Madrid) dhe Gavi (Basrcelona) në garë për ‘Golden Boy’

Hapet anketa e njohur europiane e “Tuttosport”, lojtari madrilen dhe ai katalanas janë në podium pas votave të para

18 Qershor 2022, 07:21 Nga DOSJA
Camavinga (Real Madrid) dhe Gavi (Basrcelona) në garë për

SPANJE - ‘The Golden Boy’ është një çmim, i cili është bërë një referencë e vërtetë në botën e futbollit. Këtë javë janë bërë të ditur emrat e qindra kandidatëve për t'u shpallur futbollisti i ri më i mirë nën 21 vjeç në botë dhe për të pasuar Pedrin, i cili gjithashtu ka të drejtë të konkurrojë për këtë çmim edhe këtë edicion. 'Tuttosport' hapi faqen e internetit për fansat nga e gjithë bota, për të votuar për të preferuarit e tyre dhe përgjigja ishte e menjëhershme.

493.000 vota nga e gjithë bota në dy ditë, shpalli një podium kibernetik, me ekuadorianin Piero Hincapié në krye. Vendi i Amerikës së Jugut iu drejtua lojtarit të Bayer Leverkusen dhe me votat e tyre e kanë ngritur në pozitën e parë, që shërben vetëm si referencë, pasi çmimi nuk ka zgjedhur ende finalistët. Eduardo Camavinga ishte në vendin e dytë, i ndjekur nga lojtari i Barçës, Gavi.

Rezultati, siç thamë, shërben vetëm si referencë dhe për të fituar një çmim, pasi emri i fituesit ende duhet të kapërcejë faza të ndryshme përpara se të arrijë shtrirjen e tij përfundimtare dhe veçanërisht vendimin përfundimtar pas votimit të 30 gazetarëve specialistë nga nëpër botë. 

Çmimi ‘Golden Boy’ shërben për të njohur figura të reja pas Messit, Pogba, De Ligt, Mbappé, Haaland apo Pedri, fituesi i fundit. Lista me njëqind kandidatë do të reduktohet në fund deri në 20 finalistët. Tashmë po zhvillohet edicioni i 20-të i ‘Golden Boy’ dhe gjithçka tregon për një luftë mes Camavinga dhe Gavi. Dikur çmimi ndahej në dhjetor, por Botërori i Katarit i ka avancuar afatet dhe në këtë 2022, ceremonia gala do të zhvillohet në Torino më 15 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll