Sport

Guardiola me një gur ‘vret’ dy zogj: shtet për 14 mln. portierin dhe çon ndihmësin në Katar

Në Manchester City sapo ka zyrtarizuar dy largime, atë të ndihmësit të Pep Guardiolës dhe atë të një lojtari të ri, për një transfertë rreth 14 milionë euro.

18 Qershor 2022, 06:31 Nga DOSJA
Guardiola me një gur ‘vret’ dy zogj: shtet për 14 mln.
Portierit irlandez Gavin Bazunu

ANGLI - Manchester City ‘vret’ dy zogj me një gur në këtë periudhë transfertash verore! Cityzenët bënë fillimisht një shitje të mire, me transferimin e portierit irlandez Gavin Bazunu (20) te Southampton, kundrejt 12 milionë paundëve (14 milionë euro). Portieri, i cili u huazua te Portsmouth sezonin e kaluar, ka nënshkruar për pesë sezone me ‘Shenjëtorët’. 

Guardiola me një gur ‘vret’ dy zogj: shtet për 14 mln.

Në të njëjtën kohë, ndihmësi i Pep Guardiolës, Juan Manuel Lillo, ka nënshkruar me klubin e Katarit, Al-Sadd, për t'u bërë trajner. “Koha ime në Manchester City ishte një nga periudhat më të këndshme të karrierës sime”,- ka thënë ai në deklaratë, pas zyrtarizimit.

Guardiola me një gur ‘vret’ dy zogj: shtet për 14 mln.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll