I vunë shapkat anës rezervuarit që të dukej si vetëvrasje, detaje nga krimi në Maliq, shkak njohja me një vajzë
Sipas rikostruksionit të policisë autorët pasi e kanë vrarë duke e mbytur me litar e kanë hedhur në rezervuar dhe kanë inskenuar që të dukej si vetëvrasje.
MALIQ- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq të Korçës ku sot janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar.
Sipas rikostruksionit të policisë autorët pasi e kanë vrarë duke e mbytur me litar e kanë hedhur në rezervuar dhe kanë inskenuar që të dukej si vetëvrasje.
Të tre autorët për ta bërë ngjarjen të dukej si vetëvrasje kishin lënë shapkat e viktimës anash rezervuarit.
"U dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit" informon sot policia e Korçës.
Ndërkohë sipas disa burimeve shkak i këtij krimi mund të jetë një lidhje dashurie që 26-vjeçari kishte krijuar me një vajzë të mitur me të cilën fliste shpesh. Autorët, të cilët nuk dihet lidhjen që kanë me vajzën, i kanë kërkuar Çeços që të ndërpriste lidhjen me të renë por ai nuk ka pranuar.
Madje sipas burimeve thuhet se i ati e ka ditur për këtë marrëdhënie dhe i ka kërkuar djalit që të ndërpriste bisedën me vajzën.
26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte zhdukur që nga 15 qershori është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kolanecit. Ishte babai i të riut ai që dha alarmin për zhdukjen e të birit. N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq tha se i biri është larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 15 qershorit.
Sondazh
Rrahën kreun e postës në Skrapar, arrestohet 34-vjeçari, nën hetim dy të tjerë (EMRAT)
SKRAPAR- Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 34-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy persona t&eum...
Durrës/ Shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit, banorët: Jemi tmerruar, po ikim nga këtu
Pamje nga Durrësi DURRËS- Bombola gazi kanë shpërthyer këtë mëngjes në fabrikën e Porto Romanos në Durr&...
45.5 kg kokainë në portin e Durrësit, burg për administratorin dhe agjentin doganor
Droga e kapur DURRËS- Pas kapjes së 45,5 kg kokainë në portin e Durrësit, brenda kontenierëve me mish pule nga Brazili, gjyka...
U gjet i vdekur në rezervuar, 26-vjeçari nga Maliqi ishte mbytur me litar, në pranga 3 autorët
Martin Çeço MALIQ- Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u gjet i paj...
Arrestohen 6 persona për sekuestrimin e mallrave të kontrabanduar në Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Operacioni policore i koduar “Free road”, ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrab...
U kapën në depon e armëve në Yzberisht, Kalo: S'kam lidhje, punoj si berber, bëj piktura murale
Armët e gjetura në depo TIRANË- Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të dy janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë du...
VD-MAFIA godet sërish! Pronari i karburantit në Greqi masakrohet, s'e shpëtoi dot as anti-plumbi
Pamje nga Greqia GREQI- Vrasje mafioze në Greqi, ku pronari i një karburant në Marathonos Avenue është masakruar me plumba. 38-vj...
Tiranë, transportonin mallra kontrabandë, arrestohen 6 persona, nën hetim 2 doganierë
TIRANË- 6 persona janë arrestuar dhe 6 doganierë janë vënë nën hetim, pasi akuzohet për transport mallrash kontraband&...
Pamje të rënda/ Një aksident ka ndodhur në rrugën e plazhit në Durrës, një person në gjendje kritike
Pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident ka ndodhur në afërsi të autostradës në Durrës te unaza e palzhit ku pë...
VD-Harta e re gjyqësore, përfundimi i afatit, Dhoma e Avokatisë Vlorë: Do të vijojmë bojkotin
Avokatet e Vlores VLORË- Pas përfundimit të vojkotin prej 4 ditësh të seancave gjyqësore, Dhoma Vendore e Avokatis&...
