Aktualitet

VD-MAFIA godet sërish! Pronari i karburantit në Greqi masakrohet, s'e shpëtoi dot as anti-plumbi

Dëshmitarët e sulmit përshkruajnë se si ndodhi gjithçka në pak minuta. Autorët nuk u interesuan për praninë ose jo të personave të tjerë dhe e qëlluan me armë zjarri.

18 Qershor 2022, 11:36 Nga k.m.
VD-MAFIA godet sërish! Pronari i karburantit në Greqi masakrohet,
Pamje nga Greqia

GREQI- Vrasje mafioze në Greqi, ku pronari i një karburant në Marathonos Avenue është masakruar me plumba. 38-vjeçari, ende i paidentikuar është vrarë në biznesin e tij nga 2 persona që iu afruan me kallashnikovë. Dëshmitarët e sulmit përshkruajnë se si ndodhi gjithçka në pak minuta. Autorët nuk u interesuan për praninë ose jo të personave të tjerë dhe e qëlluan me armë zjarri.

Megjithatë, duket se ata i kanë studiuar mirë lëvizjet e 38-vjeçarit dhe kanë qenë të organizuar mirë. Shoferi i furgonit me të cilën shkruan në biznes nuk lëvizi nga vendi për asnjë moemnt, dy nga pasagjerët zbritën me kallashnikovë në duar dhe e qëlluan për vdekje pronarin, që ende nuk është identifikuar. Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku, ndërsa shumë nga banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë nxituar të fshihen, duke pasur frikë për jetën.

Autorët janë larguar më pas me furgonin, të cilin e kanë djegur pranë zonës së vrasjes, nga ku janë larguar me motorë. Ajo që bie në sy nga hetimet paraprake është fakti që i riu, mbante veshur anti-plumb, ndaj dhe vrasësit e kanë qëlluar në kokë për t'i "dhënë fund". Gjë që ngre dyshime se kemi të bëjmë me larje hesapesh pasi viktima ishte sulmuar edhe në të kaluarën dhe njihet si person me precedentë penalë. 

Po ashtu, një tjetër detaj që ngre dyshime është edhe fakti që kamerat e sigurisë në dyqanin e viktimës nuk kanë funksionuar dhe kështu asgjë nuk është filmuar.

 

vrasje ne greqi greqi

Sondazh

Poll