Aktualitet

45.5 kg kokainë në portin e Durrësit, burg për administratorin dhe agjentin doganor

Gjykata ka lënë në burg pa afat administratorin e kompanisë që kishte porositur mishin e pulës, shtetasin nga Kosova Arben Ferizi, ndërkohë 18 ditë ndalimi janë caktuar për Egert Vargun.

18 Qershor 2022, 12:40 Nga DOSJA
45.5 kg kokainë në portin e Durrësit, burg për
Droga e kapur

DURRËS- Pas kapjes së 45,5 kg kokainë në portin e Durrësit, brenda kontenierëve me mish pule nga Brazili, gjykata e Durrësi ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit.

Gjykata ka lënë në burg pa afat administratorin e kompanisë që kishte porositur mishin e pulës, shtetasin nga Kosova Arben Ferizi, ndërkohë 18 ditë ndalimi janë caktuar për Egert Vargun.

Ky i fundit ishte me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit, që ishte kontraktuar nga kompania, që kishte porositur mishin për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Mbrëmjen e 15 qershorit, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

arben ferizi egert vargu 45.5 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll