Aktualitet

U kapën në depon e armëve në Yzberisht, Kalo: S'kam lidhje, punoj si berber, bëj piktura murale

Gjatë seancës, përpara togave të zeza të kryeqytetit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura edhe pse u gjet duke punuar me to në vilën, e cila ndodhej në zonën e Yzberishtit.

18 Qershor 2022, 11:53 Nga k.m.
U kapën në depon e armëve në Yzberisht, Kalo: S'kam
Armët e gjetura në depo

TIRANË- Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të dy janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke modifikuar armë zjarri. Sot, të dy kanë dalë këtë të shtunë përpara Gjykatës së Tiranës, për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën 3-katëshe të Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Gjatë seancës, përpara togave të zeza të kryeqytetit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje ne armët e gjetura edhe pse u gjet duke punuar me to në vilën, e cila ndodhej në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Kalo është shprehur se ai bënte piktura murale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber. Por Prokuroria nuk është tërhequr nga kërkesa për "arrest me burg". 

Sipas hetuesëve, fillimisht Policia kishte shkuar për kontroll në banesë, pasi mendohej se ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua depoja dhe punishtja e modifikimit të armëve. Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do pranoj apo jo kërkesën e prokurorisë, e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit.

Ndërsa armët janë dërguar në laborator për të mësuar nëse janë përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale. 

 

ervis bakalli dorian kalo operacioni silent

Sondazh

Poll