Aktualitet

Arrestohen 6 persona për sekuestrimin e mallrave të kontrabanduar në Tiranë

Vendosen nën hetim 2 doganierë të pikës kufitare Morinë, Kukës për shpërdorim të detyrës

18 Qershor 2022, 11:35 Nga d.d
Arrestohen 6 persona për sekuestrimin e mallrave të kontrabanduar
Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni policore i koduar “Free road”, ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, një autobuz dhe tre makina. Arrestohen 6 persona të cilët punoni për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave. Vendosen nën hetim 2 doganierë të pikës kufitare Morinë , Kukës për shpërdorim të detyrës. Gjatë këtij operacioni policor u bë i mundur arrestimi i qytetarëve A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë administrator të subjekteve tregtare. 

Njoftim i Policisë së Tiranë

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Free road". Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, një autobuz dhe tre automjete. Vihen në pranga 6 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave. Procedohen penalisht 2 doganierë të pikës doganore Morinë, Kukës, për shpërdorim detyre. Shpallet në kërkim administratori i një subjekti postar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Free road". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti.A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar. D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar.Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar. Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti. E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat. Në rrugën "Jordan Misja", në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

policia e tiranes

Sondazh

Poll