Aktualitet

Tiranë, transportonin mallra kontrabandë, arrestohen 6 persona, nën hetim 2 doganierë

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale.

18 Qershor 2022, 11:19 Nga k.m.

Tiranë, transportonin mallra kontrabandë, arrestohen 6 persona,

TIRANË- 6 persona janë arrestuar dhe 6 doganierë janë vënë nën hetim, pasi akuzohet për transport mallrash kontrabandë me autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Policia njofton se në rrugën ‘Jordan Misja’, në një parking, është konstatuar autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë dhe tre persona, të identifikuar si: Altin Metani, Dorjan Zguro dhe Shkëlqim Mehmeti, të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Deri më tani janë prangosur: - Edison Cani, 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti; - Altin Metani, 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Dorjan Zguro, 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Shkëlqim Mehmeti, 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Zaljon Braho, 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti; - Erald Lami, 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Free road".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;

- A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

- Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;

- E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.

Në rrugën "Jordan Misja", në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.

Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni free road

Sondazh

Poll