Aktualitet

U gjet i vdekur në rezervuar, 26-vjeçari nga Maliqi ishte mbytur me litar, në pranga 3 autorët

Sipas njoftimit të policisë në pranga janë vënë shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj si autor të dyshuar të ngjarjes.

18 Qershor 2022, 12:32 Nga d.a
U gjet i vdekur në rezervuar, 26-vjeçari nga Maliqi ishte mbytur me
Martin Çeço

MALIQ-  Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e ujit në Maliq, si dhe ka vënë në pranga autorët e saj.

Sipas njoftimit të policisë në pranga janë vënë shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj si autor të dyshuar të ngjarjes. Viktima ka pasur shenja në qafë dhe dyshohet se është mbytur me litar.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja tragjike dyshohet se lidhet me një lidhje që viktima kishte me një vajzë të mitur.

"Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit"-thuhet në njoftimin e policisë.

26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte zhdukur që nga 15 qershori është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kolanecit. Ishte babai i të riut ai që dha alarmin për zhdukjen e të birit. N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq tha se i biri është larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 15 qershorit.

gjendet i vdekur martin ceco vrasja ne maliq

Sondazh

Poll