Aktualitet

Arrestohet 64-vjerçari në Mallakastër, kultivonte cannabis në një sipërfaqe të pyllëzuar

Ai u arrestua për veprën penale "Mbjellje dhe kultiv të lëndëve narkotike"

18 Qershor 2022, 10:23 Nga d.d
Arrestohet 64-vjerçari në Mallakastër, kultivonte cannabis
Foto ilustruese

FIER- Arrestohet një 64-vjeçar në Mallakastër i identifikuar si Fasili Hasanaj, pasi iu gjetën disa rrënjë cannabis të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar. Hasanaj kishte kultivuar 50 rrenjë cannabis në fshatin Ngërçan. Ai u arrestua për veprën penale "Mbjellje dhe kultiv të lëndëve narkotike". Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë Fier

"Fnalizohet me sukses, pas një hetimi njëmujor, operacioni policor i koduar “Ngraçan”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mallakastër. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas.Gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Ngraçan”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Ngraçan, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga hetimet dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi F. H. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme".

policia e fierit

Sondazh

Poll