Aktualitet

VD-Artan Lame për regjistrat në Kadastrën e Tiranës: Mungojnë 515 faqe, 180 janë të grisura

Në fjalën e tij Lame tha se nga regjistrat e Kadastrës së Tiranës mungojnë 515 faqe dhe 180 të tjera janë të grisura.

18 Qershor 2022, 10:09 Nga d.a
VD-Artan Lame për regjistrat në Kadastrën e Tiranës:
Artan Lame

TIRANË- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku ka raportuar në lidhje me regjistrat në Kadastrën e Tiranës.

Në fjalën e tij Lame tha se nga regjistrat e Kadastrës së Tiranës mungojnë 515 faqe dhe 180 të tjera janë të grisura por nuk mungojnë as faqet e tjetërsuara.

"Të gjithë punonjësit e dinë që një regjistër fillon nga faqja 1 deri në faqen 250 dhe është anormale që në mes të këtyre faqeve disa të jenë të bardha dhe disa të tjetërsuara pasi dallohet nga përbërja dhe ngjyra e letrës."-tha Lame.

 

artan lame agjencia shtetërore e kadastrës

Sondazh

Poll