Aktualitet

MEPJ jep lajmin e mirë, shqiptarët që jetojnë në Irlandë do të marrin shërbime në ambasadën e Londrës

Në një postim në Facebook, ministrja informoi se duke nisur nga dita e Hënë e kësaj jave të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë mund të marrin shërbimet në Londër.

18 Qershor 2022, 10:01 Nga d.a
MEPJ jep lajmin e mirë, shqiptarët që jetojnë në
foto ilsutruese

TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e shërbimeve konsullore në ambasadën shqiptare të Londrës për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Në një postim në Facebook, ministrja informoi se duke nisur nga dita e Hënë e kësaj jave të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë mund të marrin shërbimet në Londër.

"Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë."-shkruan ministrja.

Ajo njoftimo gjithashtu se duke nisur nga 27 qershori për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.

olta xhacka ambasada shqiptare ne londer

Sondazh

Poll