Sport

"Interesim nga Milan? Ku ka më mirë se Inter?", agjenti i Asllanit flet pas takimit me drejtuesit zikaltër

Kristjan Asllani mund të quhet pa diskutim futbollisti më i ri i Interit, ndonëse mungon ende zyrtarizimi i transferimit

17 Qershor 2022, 20:11 Nga DOSJA
"Interesim nga Milan? Ku ka më mirë se Inter?", agjenti i
Elio Berti

ITALI- Kristjan Asllani mund të quhet pa diskutim futbollisti më i ri i Interit, ndonëse mungon ende zyrtarizimi i transferimit, pasi zikaltrit kanë arritur tashmë marrëveshjen si me mesfushorin kuqezi, ashtu edhe me klubin e Empolit, që disponon kartonin. Rreth një orë ka zgjatur takimi në selinë e Interit mes drejtuesve të klubit, mes tyre edhe presidentit Zhang, dhe agjentëve të Asllanit.

Këto janë fjalët e publikuara nga prokurori Elio Berti në fund të takimit: “Jemi informuar se Empoli dhe Inter kanë arritur një marrëveshje, ka disponueshmëri të plotë nga të gjitha palët. Në ditët në vijim do të shohim, jemi të gjithë të lumtur. Milan? Ku ka më mirë se Inter?"

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll