Sport

"Salah kape, Salah këtu"! Jo vetëm në stërvitje, Rodrygo zbulon si Modric u tall me egjiptianin pas finales

Rodrygo zbulon disa histori për finalen e Champions League. Më 28 maj, skuadra madrilene triumfoi ndaj Liverpool dhe arriti të fitonte kupën e 14-të në histori.

17 Qershor 2022, 17:11 Nga DOSJA

"Salah kape, Salah këtu"! Jo vetëm në stërvitje,

SPANJË- Rodrygo zbulon disa histori për finalen e Champions League. Më 28 maj, skuadra madrilene triumfoi ndaj Liverpool dhe arriti të fitonte kupën e 14-të në histori.Për skuadrën angleze kjo është finalja e dytë e humbur ndaj spanjollëve, pas asaj të vitit 2018. Këtë herë anglezët shpresonin për një revansh, sidomos Mohamed Salah, por dështuan. Dhe Rodrygo tregon se lojtarët e Realit e kanë tallur pak egjiptianin.

Salah, para ndeshjes, tha disa herë se ishte gati për hakmarrje. Fjalët e tij, megjithatë, inkurajuan lojtarët e Real Madrid që të përgatiteshin edhe më mirë për ndeshjen, por jo vetëm. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi brazilian në një intervistë për kanalin Youtube Podpah. Real Madrid donte të fitonte me çdo kusht edhe për të tallur sulmuesin e Reds: “Kur dikush të provokon, ndonjëherë dëshiron të fitosh vetëm që të mund të tallesh me ata njerëz. Në stërvitje i thamë njëri-tjetrit 'hajde Salah, hajde Salah'. Në kokën tonë ishim të bindur se duhej të fitonim që të mund të tallnim Salahun”.

Reali në fund fitoi trofeun e lakmuar dhe ka nga ata që edhe pas ndeshjes talleshin me egjiptianin. Luka Modric në fakt i ka bërë shaka kundërshtarit në tunel: “Pasi mbaroi finalja, kaluam në tunel lojtarët e Liverpool-it. Salah ishte pak i trishtuar dhe Modric i tha atij 'provo përsëri'. Salah nuk është përgjigjur, por sigurisht që është ende duke kërkuar hakmarrje. Herën tjetër, megjithatë, ai ndoshta do të mendojë dy herë përpara se të provokojë publikisht lojtarët e Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid

Sondazh

Poll