Sport

Braziliani Alves mohon se i është ofruar vetë Mallorca-s: “Gënjeshtra!!!”

Anësori 39-vjeçar, i cili nuk do të vazhdojë më te Barça, ka prioritet përgatitjen për botërorin “Katar 2022”, në një nga pesë ligat më të mira europiane.

17 Qershor 2022, 14:53 Nga DOSJA

Braziliani Alves mohon se i është ofruar vetë Mallorca-s:

SPANJE - Dani Alves ka mohuar kategorikisht se ai i është ofruar vetë Mallorca për të vazhduar karrierën sezonin e ardhshëm, pasi FC Barcelona e informoi atë të mërkurën e kaluar, se nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor. 

Me një postim konciz, por të fuqishëm në Twitter, 39-vjeçari anësor brazilian ka hedhur poshtë informacionet nga ‘Diario de Mallorca’, që raportonte se ai ishte ofruar të luante në LaLiga SmartBank nën komandën e Javier Aguirre. “Gënjeshtra!!! Faleminderit!!”,- ka shkruar Alves në llogarinë e tij në Twitter, duke përfshirë edhe disa emoticon për të qeshur.

Siç raporton ‘MD’, Alves planifikon të vazhdojë të luajë në një nga pesë ligat më të mira europiane të paktën deri në Kupën e Botës në Katar, e cila do të fillojë më 21 nëntor.  Ai tha se faza e fundit do të ishte e treta e kurrikulës së tij me ekipin brazilian, pas atyre të 2010 dhe 2014, pasi më 2018 ai u dëmtua. Kupa e Botës është gjithashtu i vetmi titull që i mungon futbollistit më të suksesshëm në historinë e tij me 43 trofe. Gushtin e kaluar, medalja e artë olimpike u var për herë të parë në Lojërat e Tokios.

Braziliani Alves mohon se i është ofruar vetë Mallorca-s:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll